Përndoqën dhe dhunuan ish-partneret, në pranga dy të rinj në Tiranë

Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen se kanë përndjekur ish partneret e tyre dhe se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tyre.

Uniformat blu bëjnë me dije se dy të arresytuarit janë:

– 21 vjeçari A. H., banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

– 25 vjeçari B. Sh., banues në Tiranë, pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Gjithashtu tre burra të tjerë janë arrestur.

Konkretisht nëri prej tyre ka dhunuar bahskëshorten, tjetri motrën , ndërsa i treti ka përndjekur dhe ka kërcënuar një grua.

Në fushën e hetimit të krimeve u arrestuan:

-65 vjeçari T. Ll., banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
– 54 vjeçari G. H., banues në Kasallë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
– 35 vjeçari S. S., banues në Fier, pasi ka përndjekur dhe kanosur një grua.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

.albeu.com/


Shtuar 3.02.2023 14:51