Dhunoi bashkëshorten në sy të fëmijëve, bie në pranga 40 vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 40-vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në prani të fëmijëve, bashkëshortes së tij.

Njoftimi i Plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, pasi dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në prani të fëmijëve, ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. S., 34 vjeçe dhe ka kanosur me fjalë të afërmin e saj, shtetasin B. Ç., 52 vjeç, banues në Bitinckë, Devoll. /albeu.com/

 


Shtuar 22.09.2021 13:27