Kura ideale, largon sheqerin dhe pastron stomakun nga toksinat, ja si përgatitet

Farat e lirit janë plot me vitamina, minerale dhe veti që përmirësojnë shëndetin tonë. Ndër të tjera, ne mund t’i përdorim ato për të pastruar stomakun nga toksinat dhe mbetjet.

Konsumimi i tyre redukton nivelet e sheqerit në gjak dhe jep ndjesinë e ngopjes. Si rezultat, ju humbisni peshë!

Nëse doni të përfitoni nga të gjitha këto dobi të farave të lirit, duhet thjesht të konsumoni këtë pije 100% natyrale, e cila nuk shkakton efekte anësore dhe përgatitet lehtësisht.

Përbërësit:

3 lugë me fara liri

1 litër ujë

Si përgatitet dhe si përdoret:

Gjëja e parë që duhet të bëni është të zieni ujin derisa të arrijë pikën e vlimit.

Pastaj vendosni farat e lirit në një termus dhe shtoni ujin e nxehtë. Ky proces duhet të bëhet gjatë natës dhe e lini deri ditën tjetër. Pas kësaj pini 1 gotë nga kjo pije para ngrënies së vakteve.

Nëse është e mundur të pini një filxhan shtesë gjatë ditës do të ishte akoma dhe më mirë. Kjo rutinë duhet të ndiqet për 10 ditë dhe pas 10 ditëve bëni një pushim./albeu.com