Inzaghi hedh sytë nga ish-ekipi i tij, planifikon të shkëmbejë Calhanoglu me yllin e Lacios

Calhanoglu mesa duket nuk e ka bindur teknikun italian me performancën e tij.

Turku i ardhur me parametra zero tek Inter këtë verë nuk ka spikatur shumë në fushën e lojës duke qëndruar në “hije”.

Pritshmëritë ishin të larta por nuk po rezulton ashtu siç pritej.

Inzaghi po mendon shkëmbimin Calhanoglu-Luis Alberto.

Spanjolli pëlqehej shumë nga Inzaghi dhe preferohej përpara turkut por transferimi nuk u arrit.

Siç raporton “Il Messaggero” , palët mund të jenë shumë afër shkëmbimit duke parë dhe mardhënien jo shumë të mirë të Albertos me tranjerin e tij aktual Sarri./albeu.com


Shtuar 23.10.2021 15:18

Tags: ,