Irani planifikon të blejë avionë luftarakë Su-35 nga Moska

Teherani ka arritur një marrëveshje për të blerë avionë luftarakë të avancuar teknologjikisht Su-35 nga Moska, njoftuan sot mediat shtetërore në kryeqytetin Iranian.

Marrëveshja zgjeron bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes pas përdorimit të dronëve iranianë në luftën ruse në Ukrainë.

“Aeroplanët luftarakë Sukhoi-35 janë teknologjikisht të pranueshëm për Iranin dhe vendi ynë ka përfunduar një kontratë për blerjen e tyre,” njoftoi Radio e Republikës Islamike të Iranit (IRIB), duke cituar misionin diplomatik të Iranit në OKB.

Raporti nuk kishte asnjë provë për konfirmimin rus të marrëveshjes, ndërsa detajet e tij nuk u zbuluan.

Misioni diplomatik i Iranit në OKB tha gjithashtu se Irani kishte konsideruar blerjen e avionëve luftarakë nga disa vende të tjera, pa i përmendur ata, raportoi IRIB./Albeu.com.


Shtuar 11.03.2023 15:40