Pochettino me “dhimbje” koke, pas Messit dhe Mbappe do të mungojë ndaj Lille

Lajme jo të mira po vijnë për teknikun e PSG-së pranë ndeshjes me Lille.

Pas dëmtimit muskular të Messit të cilin do ta lejë jashtë fushës të paktën ndaj Lille, një tjetër lajm negativ ka ardhur për teknikun.

Mbappe do të mungojë nesër ndaj Lille për arsye se francezi ka infeksion të hundës dhe fytit që po i shkakton probleme dhe do ta pengojë të dalë nesër në fushë.

Këtë gjë e ka konfirmuar klubi duke thënë se sulmuesi francez do të rikthehet në stërvitje në fillimin e javës së ardhshme.
Mbappe i bashkohet listës së Sergio Ramos, Messi, Verrati, Paredës dhe Hakimi (ka karton të kuq) të cilët janë të dëmtuar./albeu.com


Shtuar 28.10.2021 15:50