Aksion gjatë gjithë natës, Policia monitoron me radar rrugët

Policia e Shtetit ka bërë një aksion gjatë gjithë natës në rrugët urbane e interurbane.

Teksa poston foto nga kontrolli i bërë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, policia paralajmeron shkelesit pse do te ndeshkohen rende.

Mesazhi i policisë

Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë për rritjen e parametrave të sigurisê rrugore.

Me Radar për të parandaluar shpejtësinë që lëndon apo më keq akoma, vret jetë.

Mos shpejtoni se kudo në të gjithë vendin ka prezencë të Policisë Rrugore, ka Radarë, ka Patrulla të Përgjithshme, ka forca Shqiponja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor por dhe ato për mbrojtjen nga infektimi me COVID-19.

Respektimi i rregullave = Siguri jete @ Yrshek, Tiranë, Albania


Shtuar 13.06.2020 06:47