Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Gjeorgji

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Çmimin e Madh të xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë.

E arta olimpike ka arritur të fitojë në kategorinë -52 kilogramë, duke e mposhtur Reka Puppin nga Hungaria.

Krasniqit iu deshën katër fitore për ta arritur një tjetër medalje të artë. Ndërkaq, prej këtyre fitoreve, ajo të parën e kishte arritur pa luftë.


Shtuar 3.06.2022 18:52