Arrestohen tre persona në Durrës e Krujë, veprat penale që i çuan pas hekurave

Policia e Krujës ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penle.

Sipas njoftimit të policisë, u bë arrestumi i B. Z., 63 vjeç, banues në fshatin Zall, Krujë, pasi Prokuroria e Rrethit Krujë i ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Përndjekja”, sepse ka përndjekur shtetasen S. K.;

U arrestua dhe shtetasi F. Z., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie”, sepse më datë 21.07.2019 ka kanosur shtetasin A. P.

Edhe policia e Durrësit ka arrestuar një person, i cili lëvizte pa leje drejtimi.

U arrestua A. P., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin tip “Suzuki”, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 16.06.2020 06:48