E BUJSHME/ Sane është i Bayern, ja detajet e kontratës

Leroy Sane do të jetë afrimi i radhës së Bayern Munchen, teksa thuhet se marrëveshja është mbyllur mes palëve.

Kjo është njoftuar nga “Bild”, që shkruan se marrëveshja është arritur për 47.5 milionë euro, një shumë e vogël kjo, teksa para një viti vlerësohej të paktën 80 milionë euro.

Gjithashtu raporti i sipërpërmendur shkruan se sulmuesi gjerman do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me klubin bavarez.

Menjëherë pas përfundimit të kampionatit aktual Sane do të bashkohet me Bayernin dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Flick.


Shtuar 30.06.2020 18:03