Manchester United e nis me humbje sezonin e ri, Crystal Palace i jep “leksion” në Old Trafford (VIDEO)

Manchester United e ka nisur shumë keq sezonin e ri në Premierligë, duke u mposhtur nga Crystal Palace.

United kanë pësuar humbje 1:3 ndaj Crystal Palace, duke bërë që tifozët të presin akoma për pikët e para të këtij sezoni, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 7’, kur Townsend shënoi për 0:1.

Goli i dytë erdhi në minutën e 74’, pas një kontesti të madh me anë të VAR, kur u akordua penallti në favor të Crystal. Fillimisht, Ayew gaboi nga pika e bardhë, por vendosja jo korrekte e David de Gea bëri që penalltia të riekzekutohet, kur më pas Wilfried Zaha u tregua i saktë për 0:2.

Pas këtij goli, Manchester United arritën që të reagojnë, por jo mjaftueshëm sa për të siguruar pikë.

Ishte Donny van de Beek ai që shënoi në minutën e 80’ për 1:2, por goli në fund nuk pati shumë vlerë, përveç se për të zbukuruar debutimin e holandezit me fanellën e ‘Djajve të kuq’.

Për rezultatin final u përkujdes Wilfried Zaha, i cili në minutën e 85′ shënoi për 1:3, me golin e tij të dytë personal për këtë mbrëmje.

Crystal Palace tashmë numëron 6 pikë pas dy ndeshjeve në Premierligë, kurse United pas ndeshjes së parë mbetet pa pikë.


Shtuar 19.09.2020 18:31