Shqipëria vendos me shpatulla pas murit Izraelin, Armando Broja shënon në pjesën e parë

Shqipëria ka realizuar një pjesë të parë të mrekullueshme, ku i gjitë ekipi ka qenë i jashtëzakonshëm me performancën e tyre.

Djemtë tanë kanë tentuar disa herë portën e izraelitëve por nuk ia kanë dalë të realizojnë. Uzuni fitoi një penallti në minutën e 21-të por VAR e anuloi.

Pas disa tentativash, Izraeli në minutën e 30-të u afrua shumë pranë golit me një goditje me kokë. 5 minuta më pas, ishte Armando Broja i cili goditi me të majtën por portieri i miqve ishte i vëmendshëm.

Por në minutën e 45-të akordohet një penallti për kombëtaren tonë, ku Balli rrëzohet nga kundërshtari brenda zonës.

Këtë herë, Armando Broja dërgon topin në rrjetë duke bërë tifozët të shpërthejnë nga gëzimi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.06.2022 21:44