Përgjaken rrugët! “Benz”-i përplaset me “Ford”-in në Bulqizë, pasagjerja me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një mjet tip Benz është përplasur me një mjet tip Ford.

Për pasojë ka mbetur e lënduar një grua, e cila është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18.15,  në kryqëzimin e qytetit të ri në Bulqizë, është aksidentuar një automjet tip ‘Ford’  me drejtues shtetasin E. V., me automjetin tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin A. T.,  dhe për pasojë është lënduar pasagjerja që ndodhej në mjetin ‘Ford’, e cila është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./albeu.com/