E vaksinuar, por infektohet në Kosovë! Vesa Luma tregon përjetimet; pse nuk i tregoi Big Bastës?

Këngëtarja Vesa Luma këtë të premte ishte në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ku rrëfeu ekskluzivisht se çfarë po bën në Tiranë e Prishtinë prej një kohe tashmë të gjatë. Shumë mund të mendojnë se ajo është duke qëndruar për Festivalin e Këngës, por ja si qëndron e vërteta.

“Unë nuk do të vija këtu të rrija dhe vetëm të rrija sepse nuk mundem. Është një projekt, unë e kam pas gjithmonë shumë me qef që të bëj një recital timin i cili do jetë edhe në Prishtinë edhe në Tiranë”.

Ajo tha se sapo erdhi në Kosovë menjëherë u infektua me Covid 19. Ndonëse ishte e vaksinuar, së bashku me djalin e saj të vogël e kaluan në një situatë jo fort të mirë covidin.

“Sa erdha drejt e në Covid, kam qenë e vaksinuar, dhe mora të gjitha viruset e tjera ekzistuese. Fat që e kam pas vaksinën dhe e kam kaluar, por nuk e ka qenë edhe shumë e lehtë. Më  vështira ka qenë me çunin në fakt se dhe ai ka kaluar një natë në spital dhe ka qenë keq, me një viroz tjetër”.

Ajo shtoi se Gerit nuk i kishte treguar në fillim që ishin infektuar me koronavirus për të mos e shqetësuar. Duke u ndalur në marrëdhënien që kanë me njeri-tjetrin këngëtarja tha se distanca nuk ka qenë aspak e lehtë por ia kanë dalë, ku më së shumti momentet e lëvizjeve sa në Kosovë, Shqipëri e Zelandë të Re i vuan Liani.  Teksa po fliste për Gerin, tregoi se ndonjëherë e tepron me xhelozinë, por nga ana tjetër ai “ia heq” trurin për inteligjencën që ka.

Në fund këngëtarja surprizohet nga mikesha e ngushtë Jehona Sopi, ku gëzimi por edhe përlotja e lehtë dukej në sytë e Vesës teksa Ermali lexonte mesazhin dedikuar asaj.  A e keni menduar se Vesa mund të këndonte në burg? Zbuloni më shumë nga eksperienca e saj më e çuditshme, në kanalin tonë të Youtube.


Shtuar 29.10.2021 19:03