“Dy telefonata që nuk të çojnë në asnjë provë”, avokati i del në mbrojtje Jaeld Çelës

Avokati i ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, deklaroi se ndaj klientit të tij prokuroria nuk ka asnjë provë, por vetëm indicie.

Çela, për të cilin prokuroria ka kërkuar 15 vite burg, akuzohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” si dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Rumano tha se pretendimet e prokurorisë mbështeten vetëm tek dy biseda telefonike. Avokati sqaroi se bëhet fjalë për një telefonatë që ka kryer Çela me Fation Habilajn dhe me Taulant Haxhirajn. Mes të tjerash avokati tha se gjatë kohës kur Çela ishte drejtor policie, ai ushtoi me sukses operacionet aktikanabis.

“Sa i përket mbrojtjes, shprehemi kundër vendimit të gjykatës. Sa i takon pjesës së deklarimit fajtor për veprën penale për ‘shpërdorim të detyrës’, Gjykata e Shkallës së Parë në vendimin e saj s’kualifikoi provat e prokurorisë që kërkonte të provonte akuzat ndaj klientit. Këto pretendime nuk kanë qenë të bazuara në asnjë provë, qoftë dhe prokuroria.

Si provë kryesore nisen nga dy telefonata, siç ishte ajo me Florian Habilajn, apo dhe me Taulant Haxhirajn. Për këto dy komunikime thuhet se Çela është përfshirë në këtë akuzë. Nuk mundet të akuzohet një drejtor policie për shtimin e kultivimit të lëndëve narkotike. Në këtë rast do të krijohej precedenti, se përgjegjës për përhapjen e kultivimit të lëndëve narkotike do të ishin drejtorët e policisë.

Janë vetëm dy komunikime, janë indicie për të çuar tek provat. Këto indicie se kanë çuar prokurorinë as tek provat. Janë të 2016-ës. Kanë qenë 769 parcela, që janë shkatërruar të gjitha në qarkun Vlorë dhe janë asgjësuar mbi 2 100 bimë lëndë kanabis. Ndaj nuk mund të ulet puna e policisë së Qarkut Vlorë, por duhet të quhet si sukses, që evidentoi të gjitha parcelat ku kultivohej kanabisi. Nuk mund të themi se nuk janë marrë masat e duhura nga ana e Jaeld Çelës”, tha avokati.

Kujtojmë se ditën e sotme ishte seanca e radhës për Çelën dhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, ndërkohë që dhënia e vendimit pritet të jepet më 24 qershor.


Shtuar 11.06.2020 18:36