Vrasja e tre grave në Tiranë, njëra prej tyre ishte shtatzënë

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në lidhje me krimin makabër që i mori jetën 3 grave ditën e djeshme në Tiranë.

Albeu.com mëson se njëra nga vitkimat që u vranë dje nga Dan Hutra ishte shtazënë.
Bëhet fjalë për Hasime Dafkun, kunatat e ish-bashkëjetueses së autorit, Elena Hysa, e cila u vra dje nga Dan Hutra.

Dan Hutra vrau dje kunatën Gëzime Dafkun dhe nusen e vëllait të ish-bashkëjetueses si dhe plagosi këtë të fundit dhe nënën e saj.
Ndërkohë ai vrau edhe Etleva Kurtin si dhe plagosi me thkë të dashurën e tij si dhe i grabiti paratë.

Ai u arrestua mbrëmjen e djesme pranë sharrës në Tiranë. Dan Hutra kishte vetëm dy javë që ishte liruar nga burgu, pasi ishte arrestuar në qershor të vitit të shkuar për dhunë në familje, pasi kishte rrahur bashkëjetuesen e tij Elena Hysaj./albeu.com/ 


Shtuar 2.03.2023 10:43

Tags: