Qëlloi mbi ish të dashurin se i mori vajzën, shqiptarja habit policinë greke: Arrestoni nënën time! (FOTO LAJM)

Ditën e sotme Greqia është tronditur nga një vrasje në tentativë  e cila ka si autor një grua shqiptare.

Gruaja, Klodiana Celo është vënë në prangat e policisë greke pasi ka qëlluar me dy plumba në bark okulistin Georgios Neos.

Neos, babai i vajzës së saj 13-vjeçare, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ende nuk është stabilizuar nga mjekët.

Pas arrestimit gruaja shqiptare e cilësuar nga mediat greke si artiste ka deklaruar se nëna e saj është pjesë e një organizate kriminale dhe se duhet arrestuar menjëherë nga policia e Shtetit.

Hetuesit po përpiqen që të zbulojnë se kush ia siguroi armën e krimit dhe nëse ka bashkëpunëtorë që e ndihmuan që të qëllonte ndaj babait të fëmijës së saj.

Shkaku i konfliktit të shqiptares dhe okulistit grek është bërë kujdestaria për vajzën 13-vjeçare.

Gjykata ia la kujdestarinë mjekut, vendim që mesa duket nuk e pranoi dot shqiptarja. /albeu.com/

 

 


Shtuar 11.11.2021 19:54