Çfarë po shkruhet tani për Brad dhe Jennifer është me të vërtetë qesharake

Kur Jennifer dhe Brad Pitt cekën duart në prapaskenat e SAG Awards, le të themi që nuk qenë të paktë njerëzit që shpresuan për një ribashkim të tyre. Megjithatë duket se tabloidi amerikan Star Magazine e kaloi fantazinë në të tjera nivele.

Star Magazine pretendon se ish-partnerët janë takuar këto muajt e fundit fshehurazi në rezidencën e Brad Pitt në Los Angeles dhe po planifikojnë të martohen në Mexico dhe kanë në plan të birësojnë një fëmijë.

Lajmi, që dukshëm është i rremë, përfshiu edhe detaje të çuditshme, si për shembull që Justin Theroux, ish-partneri i Jennifer Aniston, ishte pjesë e listës së dasmës. Star shtoi, “Ata duan një jetë romantike dhe të bukur. Tema e dasmës do të jetë diçka shpirtërore.”

Një ribashkim i tyre dhe aq më tepër plane për dasmë dhe fëmijë nuk janë konfirmuar nga burime serioze ose përfaqësues të aktorëve.


Shtuar 1.04.2020 16:38