Ishte planifikuar në Stamboll, finalja e Champions luhet në Lisbonë

Kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, pritet të jetë qyteti që do të fitojë të drejtën për organizimin e finales së kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube.

E përditshmja gjermane, ‘Bild’, bën të ditur se Lisbona është zgjedhur si vendi i duhur për organizimin.

Qyteti ka dy stadiume në dispozicion; ‘Estadio Da Luz’ dhe ‘Jose Alvalade’.

Stambolli planifikohej që të organizonte finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, por pandemia Covid-19 ndryshoi të gjitha planet.

Mbetet të shihet nëse UEFA do ta zyrtarizojë Lisbonën si vendin për finalen.


Shtuar 7.06.2020 12:02