Një grua?! Kush e nxori në pritë Hekuran Billën (FOTO LAJM)

Kush e nxori në pritë Hekuran Billën? Një femër?

Burimet bëjnë me dije se 40 vjeçari pasditen e së enjtes, kishte takuar disa shokë në qytetin e Durrësit, ndërsa më vonë ka shkuar tek “Komuna e Parisit” në Tiranë, ku u qëllua me breshëri plumbash, disa prej të cilëve e prekën në pjesën e pasme të kokës si dhe në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ai kishte ardhur nga Belgjika vetëm pesë ditë para se të ndodhte vrasja. Megjithëse, familjarët ende nuk e kanë të qartë se kush e nxori në pritë, ata besojnë se midis telefonatave të asaj pasditeje ishte edhe një femër. Por, i mbetet organeve të hetimit ta zbulojnë zyrtarisht.

A ndiqej Hekuran Billa? Familjarët kanë qenë të frikësuar vazhdimisht për shkak të hakmarrjes së mundshme nga ana e familjes Prela në Shkodër, me të cilën kishin biseduar herë pas here, por nuk kishin arritur faljen nga ana e tyre.

Të frikësuar ishin edhe ditën e enjte, ku babai i Hekuranit e ka telefonuar të birin për ta pyetur për vendndodhjen, ndërsa ai i ka deklaruar se po shkonte drejt “Komunës së Parisit”. Ajo ishte telefonata e fundit, pas ngjarjes tragjike që ndodhi më pas.

Edhe vetë i ndjeri, ka qenë i shqetësuar javët e fundit, duke i deklaruar të motrës: “Punët nuk i kemi hiç mirë”.

Ndërkohë, burime nga grupi hetimor thanë se kanë dyshime se Hekuran Billa është ndjekur para se të vinte në Shqipëri dhe më pas është dhënë informacion për vrasësin, shkruan tv klan.

Hetuesit kanë kërkuar informacion nga Belgjika dhe Holanda pasi kanë dyshime për përfshirjen e Billës në aktivitet kriminale aty.

Policia ka shpallur në kërkim Viktor Prelën për vrasjen, por nuk ka ende prova për ta lidhur me ngjarjen.


Shtuar 15.06.2020 16:56