Real Madrid fiton me shumë vuajtje (VIDEO)

Real Madrid ka fituar me vështirësi në shtëpi 1-0 ndaj Real Valladolid.

Heroi i fitores ishte Vinicius Junior (65’), i cili nga afërsia shënoi për 1-0 dhe ky goli të ishte goli i fitores për Los Blancos.

Pas kësaj fitore, Reali ka shtatë pikë në vendin e tretë, ndërsa Valladolidi renditet në pozitën e 18-të me vetëm dy pikë.

Në ndeshjen e radhës, Mbretërit udhëtojnë te Levante, teksa Valladolidi e pret Eibarin.


Shtuar 30.09.2020 21:27