Legjenda e United për Haaland: Do të doja të shkonte te Liverpool, por mendoj se do të përfundojë te City

Legjenda e Man United,Rio Ferdinand ka folur mbi të ardhmen e yllit norvegjez të Dortmundit, Erling Haaland, i cili me shumë gjasa po luan sezonin e fundit te Borussia Dortmund.

Për super sulmuesin janë të interesuara shumë skuadra si, Bayern Munich, Real Madrid, Barcelona, Liverpool apo Man City. Sipas Ferdinand, Haaland do të përshtatej shpejt te Liverpooli dhe do të krijonte një sulm të frikshëm me Mane dhe Salah, por ai mendon se do të jetë Manchester City që do të sigurojë shërbimet e tij.

“Nëse do të ishte Liverpool, unë do të shkoja pas tij (Haaland) menjëherë. Nëse ai do të shkonte në Liverpool, do të ishte një treshe shkatërruese. Nuk mendoj se e kishte të vështirë të përshtatej. Jack Grealish ka shkuar te Manchester City dhe është një futbollist i mirë, të gjithë e duam, por është e vështirë për të që të përshtatet. Nuk jam i sigurt se Salah do të shënonte aq gola sa Haaland nëse do të ishte në skuadër. Është një projekt i jashtëzakonshëm, por mendoj se do të përfundojë në City,” është shprehur Ferdinand për BT Sport. /albeu.com


Shtuar 25.11.2021 11:15