E FUNDIT/ Saimir Tahiri gënjeu për skandalin që lidh emrin e tij me trafikun e drogës?

Disa javë më parë, Saimir Tahiri publikoi një dokument me anë të të cilit i referohej Prokurorisë së Katanias në Itali ku thuhej se nuk ishte regjistruar asnjë hetim në emrin e tij.

Por, në lajmin e transmetuar sot nga Top Channel thuhet se dokumenti në fjalë dyshohet të jetë i falsifikuar pasi nuk njihet nga asnjë studio avokatie në Itali apo Katania.

"Ky dokument nuk mund të vërtetojë nëse Tahiri është në ndjekje penale apo jo"., -transmeton Top Channel. /albeu.com/
Shtuar më 13/12/2017, ora 19:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori