Aksident në Fier, dërgohet me urgjencë në spital 23 vjeçari

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Fier, ku si pasojë një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00, në aksin rrugor Fier – Vlorë, në fshatin Levan, ku një motor me drejtues shtetasin V. B, 23 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin M. T., banues në Levan.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorrit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Fier – Vlorë, në fshatin Levan, është përplasur motorri me drejtues shtetasin V. B, 23 vjeç, banues në Tiranë, me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin M. T., banues në Levan.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorrit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi M. T dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.


Shtuar 14.06.2020 21:17