Pas ciklonit, Greqia goditet nga tërmeti

Mëngjesin e sotëm Greqia është goditur nga lëkundje të forta tërmeti. Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.2 të shkallës Richter.

Sipas EMSC, lëkundjet ishin në thellësi 10 kilometër, ndërsa epiqendra ishte në ishullin e Kretës.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz dhe as dëme materiale. Lëkundja e parë është shoqëruar edhe me lëkundje të tjera.


Shtuar 20.09.2020 08:42