Aksident në Tiranë, makina përfundon mbi trafik-ndarëse

Një aksident ka ndodhur këtë mëngjes në Tiranë.

Ngjarja ka nodhur në zonën e ish-shtatë Xhuxhave, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë një nga mjetet ka përfunduar mbi trafik-ndarëse, ndërsa nuk ka asnjë person të lënduar nga aksidenti.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com


Shtuar 26.03.2023 09:21