Gjithmonë moderne dhe me stil, Elita Rudi surprizon me veshje tradicionale (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur dhe njëherazi bashkëshortja e Gjikos, Elita Rudi ka ndarë së fundmi me ndjekësit në ‘Instagram’ disa foto ku shfaqet e veshur me kostumet tradicionale të vendit tonë.

“I dua rrobat tona tradicionale”, ka shkruar Rudi krah postimit ku shfaqet e kuruar deri në detaje me veshjet e ndryshme të kulturës shqiptare.

Ndjekësit kanë lënë një sërë komentesh pozitive në llogarinë e Elitës, jo vetëm duke e komplimentuar, por dhe duke e mbështetur në këtë nismë në rrjetet sociale.

Kujtojmë se edhe personazhe të tjerë të njohur si Ariana Fejzullahu kanë publikuar foto me kostumet tradicionale shqiptare, duke mbështetur kulturën vendase.


Shtuar 3.06.2020 10:11