Arsyeja pse kjo bukuroshe po tërheq kaq shumë vëmendje në internet (FOTO LAJM)

Ju mund të mendoni që kjo vajzë është një studente. Por, kjo është përshtypje e gabuar. Lure Hsu sapo ka mbushur 42 vjeç. Ajo është dizenjatore dhe me foto që po publikon në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Ajo është nga Tajvani dhe thotë se ka dy sekrete që e bëjnë atë të duket kaq e re. Pi shumë ujë dhe konsumon shumë perime.

Lure u bë e njohur publikisht nga motra e saj Sharon 35-vjeçare. Ajo është aktore dhe para dy vitesh publikoi në Facebook një foto me motrën Lure për 40-vjetorin e saj.

Të gjithë miqtë e saj të njohur për publikun vendas u habitën kur mësuan moshën e saj. Që prej asaj dite, në profilin e saj në Facebook dhe Instagram ka pasur kërkesa të shumta për miqësi.


Shtuar 14.06.2020 09:43