Hobi i çuditshëm që i është zbuluar Ronaldinhos në burg

Kanë kaluar 12 ditë që kur Ronaldinho është ndaluar në Paraguai për hyrjen me pasaportë false në këtë vend.

Derisa hetimi po vazhdon, ish më i miri i botës po qëndron në një burg në Paraguai.

Me kalimin e ditëve, më shumë detaje nga jeta e Ronaldinhos në burg janë duke u zbuluar.

Është ESPN që raporton për një hobi të befasishëm të Ronaldinhos në burg. Braziliani shpesh është duke frekuentuar një zdrukthtari, ku punojnë me dru.

Ky hobi duket se po e ndihmon Ronaldinhon të mbajë mendjen më të qetë, në këto ditë të vështira në burg.


Shtuar 18.03.2020 11:19