Katër të infektuar për të tretën ditë radhazi, si paraqitet situata e pacientëve në spitalet COVID

Sipas njoftimit të ministrisë, në 24 orët të fundit janë testuar 246 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë vetëm 4 qytetarë, përkatësisht 2 në Berat dhe 2 në Tiranë, mes të cilave një grua shtatzanë.

Gjithashtu, janë shëruar janë 6 qytetarë e thënë ndryshe 78 % e tyre.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 161 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër.

Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 21 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.


Shtuar 13.05.2020 09:31