Shifrat e fundit, a po e mposht Italia koronavirusin

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 70 viktima e 593 raste pozitive më shumë me Covid-19, një rënie e djeshme krahasur me dje ku u regjistruan 117 viktima.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur sot më 33 142 dhe i të infektuarve në 231 732.

Pacientë aktivë pozitivë me koronavirus në Itali janë reduktuar në 47 986.

Në strukturat spitalore po kurohen aktualisht 7 379 pacientë dhe në repartet e terapisë intensive vetëm 489.

Në rritje shkon ditë pas dite numri i personave që po shërohen nga Covid 19. Deri më sot numri i tyre është 150 604 dhe në 24 orët e fundit janë 3503 të shëruar më shumë.


Shtuar 28.05.2020 16:21