Zhvillohet konkursi i kërcimit më të shëmtuar
Një grup i përbërë prej katër nxënësve të shkollave të mesme gjermane mori çmimin e parë në finale të Kupës së Botës të kërcimit më të shëmtuar, konkurs që u zhvillua në Hamburg këtë fundjavë.

Fituesit të cilët vinin nga qyteti veriperëndimor gjerman i Vechta konkuruan kundër nëntë ekipeve të tjera nga Gjermania, Luksemburgu dhe Zvicra.

"Është kaq e lehtë për të kërcyer bukur, por vallëzimi i shëmtuar është një art. Ne e quajmë atë "estetikë e shëmtuar, " kane deklaruar fituesit.

Konkursi u krijua në vitin 2009 për të krijuar një platformë të re për stilet e vallëzimit alternativ. Kriteret për zgjedhjen përfshijnë "shëmti të shquar, kreativitet, veçori, lëvizje të reja dhe patjetër argëtim. (albeu.com)
Shtuar më 26/10/2010, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori