Shqiptarët të bllokuar pa bukë e ujë në Kakavijë, Hajdari- Ramës: Lëre plazhin!

“Kur qeveria na lë në baltë, duhet të përkrahim fort njëri tjetrin. Së dyti i bëj thirrje qeverisë të lerë pushimet dhe deklaratat boshe por te hidhet urgjent në aksion konkret për të zgjidhur këtë situatë. Nuk është koha as për plazh e as për deklarata politike. Situata e krijuar po rrezikon jetët e njerëzve”

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka reaguar për situatën kaotike në pikën kufitare të Kakavijës.

Hajdari i bën thirrje qeverisë Rama të lërë pushimet dhe ti japë zgjidhje kësaj situatë që përbën rrezik për të gjithë.

Hajdari i kërkon qytetarëve të Gjirokastrës që të ndihmojnë me ushqime dhe ujë, por edhe duke strehuar sa të munden fëmijët e të moshuarit.

Postimi i plotë:

Jam shumë e shqetësuar për fatin e mijëra bashkëqytetarëve të cilët po vuajnë rradhët e stërgjata në Kakavije. Së pari dua ti bëj thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden me ata që kanë hall sot, duke dhuruar ujë e ushqime por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit.

Kur qeveria na lë në baltë, duhet të përkrahim fort njëri tjetrin. Së dyti i bëj thirrje qeverisë të lerë pushimet dhe deklaratat boshe por te hidhet urgjent në aksion konkret për të zgjidhur këtë situatë. Nuk është koha as për plazh e as për deklarata politike. Situata e krijuar po rrezikon jetët e njerëzve.

Së pari nga Covid, sepse grumbullimet janë masive dhe të pakontrolluara e së dyti nga temperaturat e larta dhe rreziku i dehidratimit, për shkak se nuk ka mundësi furnizimi me ujë të pijshëm. Njerëzit kanë hall dhe e kanë urgjent!! Personalisht do të angazhohem në biseda me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës. /albeu.com/


Shtuar 14.08.2020 14:43