Interesi ndaj UFO-ve është i hershëm por kohët e fundit duket sikur po i kushtohet më shumë rëndësi këtij fenomeni.
Pas publikimit se UFO-ja e gjetur në Siberi ishte thjesht një krijim i rremë, një tjetër video e dalë në internet ka tërhequr vëmendjen.
Videoja ka të bëjë me disa drita në qiell që mendohet të jenë UFO.
Imazhet u regjistruan nga entuziasti i UFO-ve Michael Lee Hill, në Eastlake, i cili duket se ka regjistruar figura shumë misterioze mbi liqenin Erie, Ohio.
Ai thotë se pamjet janë më të mirat që ka realizuar deri tani. /albeu.com/