U jepet bebja gabimisht, nuk pranojnë t'a ndrrojnë
Një çift në Indi nuk pranon të marrë nga spitali foshnjën e tyre femër. Shkaku është i çuditshëm. Atyre aksidentalisht iu është dorëzuar një bebe mashkull. Sipas BBC, dy bebet kanë lindur në të njëjtën natë në një spital në Joghpur.

Por çifti nuk pranon të dorëzojë foshnjën mashkull, që i përket një çifti tjetër.

Çifti, Poonam Kanwar dhe burri i sj, Chain Singh, kanë refuzuar rezultatet e një testi gjaku që sugjeron se foshnja femër është e tyre.

Në vend të kësaj kanë zgjedhur të luftojnë me prindërit e foshnjës djalë.

India ka një histori të gjatë të diskriminimit kundër vajzave.
Shtuar më 02/04/2012, ora 21:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori