Policia në aksion, kush është 26 vjeçarja në Tiranë që u kap me hashash në shtëpi

Policia e qarkut Tiranë ka vënë në pranga disa shtetas në 24 orët e fundit për vepra të ndryshme penale, nga sulmi në Kavajë, mashtrime, vjedhje, dhe kapja e vajzës me kanabis.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. K., 26 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të banesës së ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lendë të dyshuar kanabis…”

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. K., 26 vjeçe, pasi gjatë kontrollit të banesës së ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lendë të dyshuar kanabis.

Po nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit A. Q., 42 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur dhe ka dëmtuar me mjete prerës gomat e 3 automjeteve të parkuara në servisin e shtetasit K. A.

Specialiastët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë ekzekutimin e vendimit penal, për shtetasin S. M., 46 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, ku i ka mbetur për të shlyer dhe 2 muaj dhe 5 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja”.

 

  • Më datë 19.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Th. L., 46 vjeç, sepse me anë të mashtrimit, ka përfituar një shumë parash nga shtetasi Y. R.

 

  • Më datë 19.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L. Sh., 51 vjeç, sepse me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, ka përfituar një shumë të konsiderueshme lekësh.

 

  • Më datë 19.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D. K., 49 vjeç, sepse me anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, ka përfituar një shumë të konsiderueshme parash.

 

  • Më datë 19.04.2021, në rrugën “Artan Lenja”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën, në pronësi të shtetasit Sh. M., ku kanë marrë disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

  • Më datë 20.04.2021, në rrugën “Kristo Floqi”, ka rënë zjarr në banesën e  pabanueshme të shtetases B. P.  Zjarri është  konstatuar dhe është fikur nga banorët, ku është demtuar vetem dera kryesore e hyrjes. Punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

  • Më datë 19.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, dhe punohet për kapjen e shtetasve në kërkim N. T(J), 45 vjeç, D. T., 29 vjeç, dhe M. Sh., 29 vjeç, sepse në lagjen nr.5 Kavajë, në një zyre elektorale të një subjekti politik, shtetasi N. T(J) ka plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë shtetasin B. O., 27 vjeç,  ndërsa shtetasit D. T dhe M. Sh., e kanë goditur me grushta. Shtetasi B. O., ndodhet në spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore. /albeu.com/

 

 


Shtuar 20.04.2021 10:25