Trafikantët e drogës zhdukin tribunë e rrallë
Për të gjithë botën, zbulimi i fotove të një fisi në Amazonë, që nuk kishte asnjë kontakt me pjesën tjetër të njerëzimit, ishte një lajm i jashtëzakonshëm. Fotot e këtyre njerëzve, që shikonin me çudi helikopterin, bënë xhiron e botës.

Më vonë pati një diskutim nëse vërtet ky fis nuk ka pasur asnjë kontakt me njerëzimin. Por lajmi që ka mbërritur tani është i tmerrshëm, pasi një zyrtar i qeverisë në Brazil thotë se një grup trafikantësh, të armatosur rëndë, mendohet se e ka zhdukur tribunë. Ata kanë gjetur disa gjurmë shigjetash të thyera e disa gjëra të tjera.
Shtuar më 10/08/2011, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori