Toka permban 1.332 miliarde km/kub uje
Albeu.com
Një grup shkencëtarësh nga “Woods Hole Oceanographic Institution” në Massachusetts i janë përgjigjur pyetjes se sa e madhe është shtresa oqeanike që mbulon Tokën tonë.
Sipas studimeve të kryera, ata kanë dalë në përfundimin se planeti jonë mban një sasi uji në oqeane që llogaritet të jetë 1.332 miliardë km/kub. Llogaritë janë bërë nga Matthew Charette i Departamentit të Marines Gjeokimike.

“Nëse do të dish sasinë e ujit në Tokë, kërko në Google dhe do marrësh 5 përgjigje të ndryshme”, shprehet shkencëtari, sipas të cilit, të dhënat më të fundit i përkasin 30-40 viteve më parë.

Charette bashkë me H. F. Smith kanë përdorur të dhënat satelitore për të përcaktuar masën ujore, duke dalë në përfundimin se Toka mban 1.332 miliardë km/kub ujë. Kjo vlerë është 0.3 % më e ulët se ajo e 30 vjetëve më parë, ose krahasuar me terren, 5 herë më pak se sasia e ujit që mban Gjiri i Meksikës.

Kjo nuk ka ndodhur sepse oqeanet kanë humbur ujë, por sepse me llogaritjet e tanishme futen në studim edhe vargmalet nënujore dhe formacionet e tjera gjeologjike të matura me saktësisht nga satelitet.
Shtuar më 24/05/2010, ora 18:13
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori