Superheroi lufton krimin në një qytet në SHBA
Një superhero i veshur me një maskë dhe një kostum të zi, thotë se do të ndihmojë për t'i bërë rrugët e qytetit Seattle më të sigurta nga kriminelët. Burri i quajtur Phoenix Jones, ka veshur një jelek anti-plumb, dhe gjithashtu mbrohet me thikë, armatime të lehta si dhe gaz lotsjellës.

Ai thotë se kur ecën në një zonë, kriminelët largohen, sepse shohin kostumin dhe nuk duan të ndeshen me të.

Kjo pothuajse ndodh si tek Superman-i ku pasi mbaron misionin çdo natë, hyn në një dhomë te fshehur dhe shndërrohet në karakterin e tij.

Ai arriti të ndalojë një njeri të thyejë xhamin në një makinë dhe ta vjedhë atë.
Phoenix nuk është i vetmi super-hero në Seattle.

Ka tetë anëtarë të tjerë të grupit në qytetit të tij të cilët ecin nëpër rrugë, në kërkim të ndonjë krimi dhe përgatiten për ta sulmuar atë.

Që kur Phoenix filloi misionin e tij nëntë muaj më parë, ai goditur me thikë është qëlluar me armë disa herë, por nuk kanë marrë lëndime të rënda. (albeu.com)
Shtuar më 11/01/2011, ora 14:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori