Vajza e bashkëshortit feston ditëlindjen, Zaimina i organizon super festën (FOTO LAJM)

Zaimina Vasjari këngëtarja dhe tashmë bisnesmenia e famshme, është nënë e një vajze 2 vjeçare, Khloe, e cila ka edhe 2 motra nga i ati.

Zaimina prej kohësh e ka bërë publike marrëdhënien e shëndetshme që gëzon me vajzat e bashkëshortit të saj teksa herë pas here ndan edhe foto e video në Instagram.

Ditën e sotme, Kristel ka festuar 15 vjetorin dhe Zaimina i ka përgatitur një super festë në oborrn e shtëpisë së saj ku ka ndarë edhe pamjet me ndjekësit.

Kujtojmë se këngëtarja ka bërë edhe vitet e shkuara të njëjtën gjë duke treguar gjithnjë e më shumë lidhjen e ngushtë me vajzat./albeu.com/


Shtuar 24.08.2020 13:29