Shtëpia e Bardhë: Nuk komunikojmë me Ufo
Qeveria e Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë kategorikisht ekzistencën e kontakteve me forma jete jashtëtokësore, në një deklaratë të bërë gjatë ditës së martë.

Komunikata e çuditshme erdhi pasi një nisme të qeverisë nëpërmjet një faqe interneti, ku premtohej një përgjigje për çdo peticion të firmosur nga më shumë se 5 mijë qytetarë amerikanë.

Dy peticione, me mbi 17 mijë firmëtarë, iu drejtuan Uashingtonit pikërisht për të mësuar mbi ekzistencën e kontakteve me të ashtuquajturit “UFO”.

”Nuk ka asnjë provë që të vërtetojë ekzistencën e çfarëdo forme jete jashtë planetit tonë dhe aq më pak të vendosjes së kontaktit midis këtyre formave të jetës dhe njerëzimit”, shkruhej në përgjigjen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori