Shtëpia e Bardhë: Nuk ka prova që UFO-t ekzistojnë
Shtëpia e Bardhë ka rrëzuar dyshimet se ata kanë kontakte me UFO-t. Kjo është bërë me anë të një komunikate për publikun. Përgjigja vjen pas një nisme të qeverisë amerikane e cila u kthen përgjigje çdo peticioni të firmosur nga mbi 5 mijë qytetarë.

Dy peticione, me mbi 17 mijë firmëtarë, iu drejtuan shtëpisë së Bardhë pikërisht për të mësuar mbi ekzistencën e kontakteve me jashtëtokësorëve.

”Nuk ka asnjë provë që të vërtetojë ekzistencën e çfarëdo forme jete jashtë planetit tonë dhe aq më pak të vendosjes së kontaktit midis këtyre formave të jetës dhe njerëzimit”, thuhet në komunikatë.

“Nga faktet që njohim, nuk ka ndonjë informacion të besueshëm që të na bëjë të mendojmë se kjo qeveri apo çdo qeveri tjetër në botë ka në dorë prova të sakta, të cilat i mban të fshehura nga vëmendja e publikut”, nënvizon Shtëpia e Bardhë.

Komunikata mbyllet me fjalët se “Shumë shkencëtarë dhe matematicienë kanë kryer llogaritje, duke arritur në përfundimin se ka disa planete në sisteme të largëta diellore, ku ka gjasa të mëdha të ketë jetë. Megjithatë, bëhet fjalë për planete të ndodhur në galaksi që janë miliardë vite dritë larg”.
Shtuar më 08/11/2011, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori