Shpiket portofoli biometrik, hapet me gjurmë gishtash
Nëse keni frikë nga hajdutët teknologjia dhe shkenca tani kanë gjetur një zgjidhje? Është fjala për portofolin biometrik. Nëse jeni gati të shpenzoni 825 dollarë, paratë tuaja në portofol mund të jenë të sigurta.

Kompania "Dunhill" ka hedhur në treg “portofolin biometrik”, për të cilin pretendohet se është virtualisht i pashkatërrueshëm dhe mund të hapet vetëm nëpërmjet shenjave të gishtave të pronarit të ligjshëm.

Portofoli në fjalë mund të lidhet me një telefon celular me anë të Blutooth-it, në mënyrë që një zile alarmi të bjerë sa herë që distanca mes telefonit dhe portofolit bëhet më e madhe se 5 metër.

Ky portofol është ndërtuar në mënyrë të tillë që të jetë jetëgjatë. Ka një veshje të jashtme prej fibrash karboni, pjesë të brendshme prej lëkure dhe kapëse lekësh prej çeliku.
Shtuar më 30/03/2011, ora 14:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori