Kompania gjermane “Dornbracht” ka bërë një shpikje të përkryer për përtacet dhe gjumashet. Ajo ka shpikur dushin në të cilin mund të
lahesh horizontalisht, pra mund të qëndrosh i shtrirë teksa
lahesh.
Ndërkaq portalet e huaja raportojnë se kjo metodë e të bërit
dush duket tepër e këndshme dhe relaksuese.
Ti mjafton të ngrihesh nga krevati dhe të shtrihesh në krevatin ‘
dush’ ku mund të dremisësh edhe për
disa minuta të tjera.
Specialistët e kompanisë kanë treguar se
dushi nxjerr ujë nga
disa burime të ndryshme duke mbuluar pjesën më të madhe të trupit. Ndërkaq pjesa e poshtme është e pajisur me material që nuk lejojnë që personi të ketë ftohtë apo të mbajë papastërtitë gjatë larjes.
Shtuar më 11/02/2012,
ora 16:22