E thërret kreun e PD-së Luli Basha, Yuri Kim tregon arsyen

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka treguar arsyen pse e ka thërritur publikisht kreun e opozitës, “Luli Basha” dhe jo “Lulzim Basha”.

Në ambientin mediatik, por edhe në rrjetet sociale mënyra e të shprehur të Ambasadores Kim është interpretuar në mënyrat nga më të ndryshmet.

Por ambasadorja ka preferuar ta sqarojë, teksa thotë se interpretimet janë nonsens dhe se, Basha e thërret atë me emrin “Yuri”, ndërsa ajo e i drejtohet në emër duke e quajtur “Luli”.

Për diplomaten kjo ndodh sepse me kreun e PD-së janë miq dhe kolegeve.

“Kjo është nonsens. Ai më thërret mua “Yuri” dhe unë e thërras atë “Luli”. Pse? Sepse jemi kolegë dhe miq”, thekson Yuri Kim në Tëitter.


Shtuar 3.06.2020 12:14