Kërkimet dhe durimi prej dekadash i shkencëtarëve për gjetjen e shenjave të
ujit në planetin e
Marsit, duket se u shpërblyen.
Një grup shkencëtarësh njoftuan se kanë rënë në gjurmë të dhjetra njollave në sipërfaqen e planetit të kuq. Sipas tyre “liqenet” marsiane ndodhen në hemisferën jugore të
Marsit dhe shfaqen e
zhduken sipas ndryshimit të stinëve atje.
Gjatë stinës së ftohtë njollat
zhduken. Kjo sipas shkencëtarëve shpjegohet me ngrirjen e
ujit, ndërsa kur planeti ndryshon pozicion kundrejt Diellit duke cuar në temperatura më të larta, pra gjatë stinës së ngrohtë, njollat rishfaqen.
“Nuk kemi ndonjë mënyrë tjetër shpjegimi për imazhet që pamë, përvecse të themi që bëhet fjalë për prezencë uji në
Mars”, thotë Alfred McEëan nga Universiteti i Arizonas dhe autor i shkrimit mbi mundësin e prezencës së
ujit në
Mars në revistën Science. /tch/
Shtuar më 05/08/2011,
ora 09:40