Seks në auditorin e universitetit
Një orë mësimi mbi seksualitetin përfundoi me një performancë seksuale në auditorin e Universitetit Northwestern, në Chicago. Tema e ditës ishte sadomazokizmi dhe pas përfundimit të orës së mësimit, profesori u komunikoi studentëve se mund të qëndronin pas mësimit për të parë një performancë me “lodra” erotike që do të përfundonte me orgazmën e një femre.

Rreth 100 studentë pranuan të qëndronin dhe duket se patën mbresa të mira nga kjo eksperiencë.

“Është diçka që do ta kujtoj për gjithë jetën time. Të gjithë ishin të kënaqur nga kjo orë dhe nuk pashë asnjë të turpëruar”, tha Justin Smith, një student 21-vjeçar.

Universiteti mbrojti këtë performancë me anë të një komunikate në të cilën shkruhej se mbështeste “të gjitha përpjekjet për promovimin e avancimit të njohurive, edhe pse disa tema janë paksa delikate”.

Por, kur ky episod filloi të përhapej me shpëjtësi në mediat amerikane, dekani i Universitetit u shpreh se ishte “i shqetësuar dhe i zhgënjyer nga ajo që ka ndodhur”. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2011, ora 18:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori