Një senator shteti në Kaliforni, ka në plan të prezantojë një ligj i cili do të detyrojë faqet e
rrjeteve sociale të ndryshojnë privatësinë e tyre dhe politikat e sigurisë.
Projekt-ligji në fjalë do të kërkojë lëshime më të mëdha, të cilat
Facebook dhe faqe të tjera të
rrjeteve sociale duan të shmangin.
"
Rrjetet sociale kanë qënë shumë pasive në lidhje me sigurinë. Ato e vendosin barrën tek përdoruesi për të kuptuar vetë se çfarë është siguria. Tani duhet të jetë automatikisht më e sigurtë" tha Zeus Kerravala, një analist në Yankee Group.
Nuk është çudi pse
Facebook dhe
rrjetet e tjera
sociale e kundërshtojnë projekt-ligjin dhe masat e veçanta që ai përmban, por kundërshtimi i tyre buron nga precedenti që do të vinte prej mënyrës së mbikëqyerjes nga
qeveria për disa industri, të cilat janë mësuar për të qënë të lira nga ndërhyrja e saj. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2011,
ora 11:03