Nëse turistët e gjejnë Romën jashtëzakonisht të qetë ditën e nesërme, arsyeja mund të jetë fakti se mijëra vendas janë larguar nga frika e një tërmeti shkatërrues që ishte
parashikuar nga një sizmolog para shumë kohësh.
Për disa muaj, faqet italiane të internetit dhe rrjetet sociale kanë debatuar mbi punën e Raffaele Bendandi, i cili pretendonte se ka
parashikuar tërmete të shumta, dhe, sipas zërave në internet, ai ka
parashikuar një tërmet të madh në Romë më 11 maj.
Televizioni RAI ka
drejtuar programe që synojnë qetësimin e panikut midis banorëve. Agjencia e mbrojtjes civile ka lëshuar deklarata duke përsëritur pikëpamjet e zyrtarëve shkencorë që tërmetet nuk mund të parashikohen. Megjithatë shumë banorë nuk po binden. /albeu.com/
Shtuar më 10/05/2011,
ora 11:00