Revista franceze provokon myslimanët
Revista e përjavshme satirike franceze “Charlie Hebdo” ka emëruar Profetin Muhamed si “kryeredaktor” për numrin e ardhshëm me rastin e fitimit të zgjedhjeve në Tunizi nga partia Ennahda.

Për numrin e ardhshëm e përjavshmja do të ndryshojë edhe titullin nga “Charlie Hebdo” do të bëhet “Sharia Hebdo” (me emrin Sharia njihet kodi moral i fesë islame).

Botuesi Charlie Hebdo tha se me këtë veprim ata nuk po përpiqen të jenë posaçërisht provokativë por po bëjnë punë e tyre si zakonisht.

“Për tu përshtatur për fitimin e zgjedhjeve në Tunizi nga partia Ennahda… Charlie Hebdo i ka kërkuar Muhamedit që të jetë kryeredaktori special për numrin e ardhshëm, thuhet në një komunikatë të revistës. “Profeti i Islamit nuk ka nevojë për kërkesë të dytë dhe ne e falënderojmë për këtë gjë”.

Partia islamike e moderuar Ennahda fitoi shumicën e vendeve në parlamentin e Tunizisë në zgjedhjet e para pas rrëzimit të Ben Aliut.

Numri i ardhshëm i revistës paraqet Muhamedin duke thënë “do merrni 100 goditje me kamxhik nëse nuk vdisni së qeshuri”.

Në vitin 2007 revista franceze u kritikua për botimin e një vizatimi të Muhamedit që fillimisht u botua në një gazetë në Danimarkë.

Reagimet e myslimanëve për ofendim ndaj profetit shkaktuan edhe protesta të dhunshme.

Gazeta daneze “Jyllands-Posten” në vitin 2005 botoi 12 imazhe të vizatuara nga Kurt Uestergard, gjë e cila u konsideruar nga disa grupet islamiste si ofenduese.
Shtuar më 01/11/2011, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori